LAJMI I FUNDIT:

Olimpiada Matematike Evropiane për vajza, për herë të parë organizohet në Kosovë

Olimpiada Matematike Evropiane për vajza, për herë të parë organizohet në Kosovë

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, (në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave) Qeveria ka marrë vendim edhe për ndarjen e 200 mijë eurove për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza (EGMO 2025).

E për këtë çështje, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo olimpiadë organizohet nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, dhe sipas saj ky do të jetë organizim prestigjioz ndërkombëtar që do të mbahet nga data 11 deri në 17 prill 2025 në Prishtinë.

Sipas Nagavcit, gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës me pjesëmarrje të rreth 60 shteteve, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë.


“Që nga marrja e mandatit si Qeveri, kemi ofruar mbështetje shumëdimensionale për matematikanët e rinj, mes të tjerash përmes subvencioneve të përvitshme për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, dhe mbështetje për pjesëmarrjen e tyre në gara ndërkombëtare. Kosova do të ketë jo vetëm një organizim historik, por edhe përfaqësim dinjitoz të vajzave tona. Sot dhe çdo ditë për vajzat tona, sot dhe çdo ditë për të rinjtë, për vendin tonë!”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori