LAJMI I FUNDIT:

Olimpiada e manikyrit

Olimpiada e manikyrit

Në “Lojërat Olimpike për thonjtë artificial” sivjet në Londër morën pjesë 354 garuese, nga 24 shtete të botës. Janë përgatitur me vite për t’i dëshmuar botës se si dinë t’i rregullojnë thonjtë artificial.

“Kjo është njëra ndër garat më të rëndësishme në botë. Të gjithë duhet të demonstrojmë aftësitë dhe të dëshmojmë se çfarë mund të ofrojë secili shtet”, tha Carmelina Gandolfo (32 vjeçe), garuese nga Italia.

Ajo tha se garueset para “sfilitës” nuk flasin me njëra tjetrën dhe tërë kohën ndjehet “nervozë në ajër”. Ekspertët e manikyrit që garojnë mund t’i përdorin të gjitha materialet për zbukurimin e thonjve, ndërsa pasi punojnë thonjtë artificial duhet t’i prezantojnë në thonjtë natyror të manekineve.

Të gjithë thonjtë janë vetëm për ekspozim sepse janë jopraktik dhe prishen lehtë. Garën e përcollën mbi 30.000 veta, ndërsa anëtarja e komisionit e përshkroi revynë qesharake, por jo edhe aq të pazakontë krahasuar me revytë e modës në Paris. Më së miri në garë u plasuan përfaqësueset e Japonisë, Koresë, Rusisë, ShBA-ve dhe Ukrainës. /Telegrafi/