Me ftesë të dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Prof. Asoc. Dr. Bejtush Gashi, më datat 19 dhe 20 dhjetor 2019, oficerët e lartë të FSK-së, kolonelët Sefer Isufi dhe Ejup Maqedonci, mbajtën ligjërata veç e veç, para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në Vushtrri.
Sipas një njoftimi, koloneli Sefer Isufi, zëvendësdrejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministri të Mbrojtjes, ligjëroi temën: “Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në procesin dhe perspektivën zhvillimore“.
Kolonel Isufi trajtoi në mënyrë kronologjike; bazën legjislative të zhvillimit të Ministrisë dhe Forcës në periudhën para dhe gjatë tranzicionit në mision të ri; politikat, bazën konceptuale dhe strategjike të Ministrisë dhe atë doktrinare të Forcës, procesin e tranzicionit, aftësitë dhe kapacitetet aktuale operacionale të Forcës, shkollimin dhe trajnimin brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin dhe përfaqësimin ndërkombëtar, nivelin e modernizimit, ushtrimet dhe operacionet brenda dhe jashtë vendit, si dhe vizionin për të ardhmen.
Kurse, koloneli Ejup Maqedonci, para studentëve të vitit të tretë të këtij fakulteti, ligjëroi temën: “Roli i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Operacionet për Menaxhimin e Krizave“.
Po sipas njoftimit, fokusi i ligjëratës ka qenë prezantimi i misionit dhe detyrave të reja të FSK-së, roli i FSK-së në përballje me katastrofat natyrore në nivel kombëtar, si dhe njoftimi me procesin e vendimmarrjes ushtarake në FSK.
Ligjëratat e kolonelëve Isufi dhe Maqedonci në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u përcollën me interesim nga studentët, gjë që u vërejt edhe nga pyetjet e tyre, të cilat ndikuan që të rritet edhe më shumë cilësia e këtyre ligjëratave.
Ndërkaq stafi akademik i AKSP-së falënderoi dhe përgëzoi FSK-në për të arriturat e saj dhe në veçanti falënderoi kolonelët e FSK-së për këto leksione kaq cilësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Qeveria do ta mbështesë marrëveshjen për pagën minimale, ajo do të jetë 24.400 denarë

Dënohet për shpërdorim detyre, 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës

Sveçla dhe drejtori i IOM-it bisedojnë për strategjitë e menaxhimit të migracionit në Kosovë

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker