LAJMI I FUNDIT:

Ofertë (a)morale

Ofertë (a)morale

Bibliotekarja gjermane, Charlotte Roche (32 vjeçe), i ofroi presidentit gjerman Christian Wulff seks nëse vë veto në ligjin për zgjatjen e mandatit të punës për centraleve bërthamore.

“I ofroj seks të mirë nëse nuk e nënshkruan”, tha bibliotekarja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut për gazetën Spiegel. “Burri im është pajtuar, tash i ka mbetur Zonjës së Parë që të pranojë”, tha ajo.

Roche, autore e romanit me përmbajtje seksuale eksplicite “Feuchtgebiete” (“Zonat e lagështa”) librit më të shitur në botë në mars të vitit 2008, mori pjesë në disa protesta kundër ligjit kundërthënës për zgjatjen e mandatit të punës për centralet bërthamore në Gjermani.

Qeveria gjermane ka ndërmend që t’i mbyllë të gjitha centralet bërthamore me një proces të ngadaltë deri në vitin 2021, por para dy muajsh ky plan ndryshoi dhe vendosi ta shtyjë afatin e punës. /Telegrafi/