Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ftuar sot bizneset e vendit që në kuadër të mundësive reale të ndihmojnë Maqedoninë në tejkalimin e situatës emergjente të shkaktuar nga vërshimet katastrofale të javës së shkuar.
Gjatë takimit me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovës Ilija Strazhevski, kryetari Gërxhaliu ka shprehur dhimbjen për jetët e humbura të qytetarëve të Maqedonisë dhe dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe biznese.
Ai ka premtuar angazhimin konkret të Odës Ekonomike të Kosovës në sigurimin e ndihmave në artikujt e nevojshëm për fazën emergjente dhe tejkalimin e gjendjes së rëndë të krijuar pas vërshimeve.
“Jam i bindur që bizneset nga Kosova, sikur edhe në rastet tjera, do të janë solidar dhe aq sa u lejojnë mundësitë reale do të përkrahin thirrjen tonë për ndihmë banorëve të Republikës së Maqedonisë për tejkalimin e situatës së rëndë në të cilën janë gjetur si pasojë e vërshimeve”, ka thënë kryetari Gërxhaliu.
Duke iu falënderuar kryetarit Gërxhaliu për gatishmërinë e tij dhe bizneseve kosovare për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes së rëndë pas vërshimeve, ambasadori Strazhevski ka thënë se aktualisht është nevojë emergjente sigurimi ushqimit, pijeve dhe pakove higjienike.
Ai i ka dorëzuar kryetarit Gërxhaliu edhe regjistrin e artikujve të cilët aktualisht si emergjente janë të nevojshme për tejkalimin e situatës së krijuar.
Oda Ekonomike e Kosovës i fton bizneset dhe individët që me sigurimin e artikujve të nevojshëm dhe me para të ndihmojnë tejkalimin e situatës së rëndë të krijuar në Maqedoni.
Për të gjitha informatat e nevojshme lidhur me ndihmat Maqedonisë, bizneset dhe individët mund ti drejtohen OEK-ut . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës