LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Maqedonisë: Të tërhiqet ligji për “taksën e solidaritetit”

Oda Ekonomike e Maqedonisë: Të tërhiqet ligji për “taksën e solidaritetit”

Oda Ekonomike e Maqedonisë pret që të tërhiqet Ligji për “Taksën e Solidaritetit”. Ekipet e saj juridike thonë se kjo zgjidhje ligjore “qëndron në ajër” për disa arsye, para së gjithash sepse është prapavepruese, joparimore dhe sepse nuk përmbush qëllimin për të cilin është menduar.

“Do të ishte e pavend që ministri të thoshte se ne nuk kemi të drejtë ta kundërshtojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Ekipet tona juridike thonë se për disa arsye se Ligji “qëndron në ajër” dhe ka arsye për t’u kundërshtuar në gjykatë. Ne presim që ligji të tërhiqet, para së gjithash sepse është prapaveprues, nuk është parimor, vlen vetëm për një grup të caktuar kompanish dhe nuk përmbush qëllimin për të cilin është menduar. Të prekura do të jenë kompanitë që nuk kanë lidhje me përfitimin nga kriza energjetike dhe COVID-19″, tha sot drejtori ekzekutiv i Odës, Antoni Peshev.

Ai përsëriti qëndrimin e biznesit, se çdo ligj duhet të bartet sipas të ashtuquajturit kalendari tatimor.


-Kompanitë duhet të dinë tre deri në gjashtë muaj më parë për të rregulluar veprimtarinë e tyre dhe jo si tani, të miratojnë një ligj gjashtë muaj pasi të ketë skaduar dhe pasi të jenë shpërndarë fitimet e kompanive. Si do ua marrësh kur shumica janë me investitorë të huaj dhe i kanë tërhequr parat. Vlerësojmë se ky ligj ka mundur të miratohet, por më herët se sa t’i kalonte afati”, ka theksuar Peshev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori