Gjykatat nuk kanë shënuar përmirësim të madh në aspektin e korrupsionit, ndërkaq ryshfeti vazhdon të mbetet një prej formave më të zakonshme të korrupsionit, kështu ka rezultuar nga të gjeturat e studimit mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale.
Chris Thompson nga veprimtaria e drejtësisë tregtare, USAID po ashtu tha se pavarësisht se shihet një përmirësim në aspektin e korrupsionit tek gjykatat, ai tha se në projektet tjera do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.
“Më pëlqen që po shohim përmirësim në aspektin e rangimit që gjykatat shihen apo kanë një rangim më të ulët tani në aspektin e korrupsionit, por gjithsesi nuk është një përmirësim shumë i madh. Është thjesht një zvogëlim i vogël i perceptimit dhe kjo më pas na informon neve sa i përket politikave në aspektin e mos efektivitetit dhe parimeve të gjykatave. E shohim si prioritet në punën që do të bëjmë me gjykatat, e njëjta vlen edhe me transparencën. E di që sistemi gjyqësor ka bërë shumë përpjekje që të jenë më transparent, por tani kur e shohim reflektimin nga bizneset, shohim se ky problem vazhdon të jetë aty. Kësisoj ne në projektet tjera do të punojmë në përmirësimin e transparencës në sistemin gjyqësor”, tha Thompson.
Drejtori i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka tha se sa i përket përgjigjeve nga korrespodentët, ka rezultate të përmirësueshme sa i përket korrupsionit, mirëpo qe duhet punuar ende në këtë drejtim.
“A është qeveria e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, 30 për qind e tyre thonë se po dhe rezultatet janë evidente, megjithatë është një indikator i kënaqshëm që vazhdon edhe nga vitet paraprake, edhe nga viti i kaluar kur kemi parë një optimizëm shumë më të lartë të bizneseve sa i përket përkushtimit të qeverisë në luftimin e korrupsioni. Ndërsa, 27 për qind thonë se po, mirëpo që rezultatet ende mungojnë, ndërkaq 20 për qind e korrespodentëve nuk presin kurrfarë ndryshimi sa i përket përkushtimit të qeverisë. Ne si odë të rekomandimet kemi thënë se rezultatet konkrete në luftim të korrupsionit, ato aktvendime të cilat për momentin mungojnë duhet të jenë më evidente, ashtu që të ndryshojë perceptimi i bizneseve sa i përket përkushtimit të qeverisë”, tha Zeka.
Po ashtu sa i përket përgjigjeve në anketë, Zeka tha se 40 për qind e korrespodentëve besojnë se qeveria ka prani të korrupsionit dhe se institucionet më të korruptuara janë komunat.
Sipas përgjigjeve nga anketa, Zeka tha se krahasuar me vite ka rënie të korrupsionit, porse ka shtuar se ryshfeti vazhdon të mbetet forma më e zakonshme e korrupsionit.
“Si ka lëvizur korrupsioni në pesë vite, ky është një indikator goxha shpresëdhënës, sidomos që vazhdon të ketë përmirësim edhe prej vitit të kaluar. Ndërkaq, në pyetjen sa ka korrupsion sot, krahasim me pesë vite me parë, mbi 43 për qind e korrespodentëve thonë se është zvogëluar dhe kjo vazhdon ta ndjek atë optimizmin që bizneset e kanë shprehur edhe në vitin 2021 me ndryshimin e qeverisë. Ndryshimet në qeveri kanë ndikuar edhe në perceptimin e bizneseve që ato shprehin sa i përket trendit të korrupsionit në vendin tonë. Ndërsa, ndër format më të zakonshme të korrupsionit në Kosovë, vazhdon të jetë ryshfeti forma më e shprehur e korrupsionit”, tha mes tjerash Zeka, raporton KP.
Zeka ka shtuar se ATK përgjatë disa viteve të fundit është ranguar goxha mirë në këtë aspektin e perceptimit të korrupsionit, porse ai tha se ATK dhe Dogana e Kosovës janë konsideruar gjithnjë si institucionet më problematike në të bërit biznes.
Zeka po ashtu tha se si faktor konstant mbetet sundimi i dobët i ligjit, moszbatimi i duhur i kornizës ligjore.
Nertila Latifi nga USAID tha se sipas përgjigjeve nga bizneset, shihet se policia është njëri prej institucioneve më efektive ligjvënëse në luftën kundër korrupsionit.
“Efektshmëria e organeve ligjvënëse në luftën kundër korrupsionit, këtu nga bizneset, policia shihet si njëri prej institucioneve më efektive ligjvënëse në luftën kundër korrupsionit, ndërsa prokuroria dhe gjykatat me një marzhë mjaftë të ulët janë përcjellëse e policisë. Pastaj problemet me të cilat ballafaqohen gjykatat sipas bizneseve kryesisht janë jo efikasiteti dhe korrupsioni që e ndjek shumë afër, pastaj me një marzhë mjaftë të ulët është mungesa e transparencës së shërbimit dhe 3 për qind janë që nuk shohin ndonjë problem me gjykatat”, tha Latifi.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se ATK ka shënuar një progres si nga aspekti i rritjes së transparencës e po ashtu edhe tek percepsioni për korrupsion.
“ATK ka shënuar një progres si nga aspekti i rritjes së transparencës e po ashtu edhe tek percepsioni për korrupsion…Së fundmi kemi ndërmarrë edhe veprime tjera të cilat shkojnë në drejtim të masave shtesë përmes planit kundër korrupsionit që kemi miratuar në vitin 2023. Në kuadër të këtij plani parashihet rritja e bashkëpunimit mes organeve ligj zbatuese, në këtë rast, policia, prokuroria dhe gjykata, pra këto institucione janë ato të cilat rrisin efikasitetin e luftimit të këtij fenomeni negativ. Sa më efikase të jenë këto organe në nxjerrjen e vendimeve meritore për rastet kur ne veç ngirisim aq më shumë rritet efikasiteti në ulje të precesionit të korrupsionit”, tha Murtezaj.
Anketa është kryer me 198 biznese në të gjithë territorin e Kosovës, në shtatë rajonet kryesore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës