LAJMI I FUNDIT:

Oda Amerikane organizon Javën e Arbitrazhit

Oda Amerikane organizon Javën e Arbitrazhit

Në përvjetorin e katërt të themelimit të institucioneve të arbitrazhit në Republikën e Kosovës, Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon nga sot deri më 16 tetor javën e arbitrazhit e cila do të përfshijë aktivitete që kanë për synim promovimin e mëtejmë të përparësive që ofrojnë arbitrazhi dhe ndërmjetësimi si mjete më efikase të zgjidhjes së kontesteve komerciale.

Me këtë rast, Oda Amerikane do të organizojë më 13 tetor një tryezë mbi rëndësinë e arbitrazhit për bizneset e Komunës së Gjilanit, më 14 tetor do të organizojë një webinar (seminar përmes internetit) për gratë arbitre me Beata Gessel-Kalinowska vel Kalisz, eksperte polake e arbitrazhit dhe e së drejtës komerciale, si dhe më 16 tetor do të organizojë një diskutim të hapur me studentët e Universitetit Universum.

Ngjarja kryesore në kuadër të javës së arbitrazhit do të jetë konferenca “Arbitrazhi në Evropën Juglindore: Rasti i Kosovës” e cila organizohet më 15 tetor në bashkëpunim me Forumin e Arbitrave të Rinj (YAF) të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris.


Arbitrazhi është mekanizëm më efikas i zgjidhjes së kontesteve të natyrës komerciale dhe si i tillë ofron përparësi të jashtëzakonshme për ndërmarrjet private duke e pasur parasysh mosefikasitetin e punës së gjykatave përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori