LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zyrtarë të lartë të BDI-së dhe LSDM-së kanë akomoduar të afërmit dhe miqtë e tyre partiakë në organet e drejtësisë dhe prokurorisë

OBRM-PDUKM: Zyrtarë të lartë të BDI-së dhe LSDM-së kanë akomoduar të afërmit dhe miqtë e tyre partiakë në organet e drejtësisë dhe prokurorisë

LSDM dhe BDI kanë 7 vite në pushtet në Maqedoni, ndërsa korrupsioni ka metastazuar për 7 vjet. Këtë e tregon raporti i fundit i Transparency International, i cili e rendit Maqedoninë në nivelin e Trinidad Tobago dhe Moldavinë, përkatësisht në vendin e 76-të. Meqë ra fjala, Maqedonia me 42 pikë indeksi nuk ka shënuar pothuajse asnjë progres në vitin e kaluar, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Përparim me dy pikë, megjithatë Maqedonia e Veriut mbetet në mesin e vendeve të korruptuara
Lexo po ashtu Përparim me dy pikë, megjithatë Maqedonia e Veriut mbetet në mesin e vendeve të korruptuara

“Ajo që konstatojnë në raport është se ndryshimet në Kodin Penal krijuan pengesë në luftën efektive kundër korrupsionit. Por çfarë mund të pritet nga një qeveri e korruptuar si ajo e BDI-së dhe LSD-së, përveç pengimit të luftës kundër krimit. Atyre nuk u mjaftoi kjo, ndaj bënë një partizim dhe presion serioz në drejtësi, të cilin e çuan në vetëm 1% besimin e qytetarëve. Ky procesverbal famëkeq tregon se për të mos mbajtur përgjegjësi, zyrtarë të lartë të BDI-së dhe LSD-së kanë akomoduar të afërmit dhe miqtë e tyre partiak në gjyqësor dhe prokurori, që biznesi i tyre të “lulëzojë”.

Në fund të fundit, treguesi më i mirë i gjendjes në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit është raporti i KE-së, i cili bën një viviseksion të plotë të pushtetit kriminal të BDI-së dhe LSD-së”, thekson OBRM-PDUKM.


Nga atje thonë se në Maqedoni nuk ka qenë kurrë më keq se tani me qeverinë e BDI-së dhe SDS-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kalo në kategori