LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Pendarovski janë kapur se si vjedhin të dhëna personale të qytetarëve

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Pendarovski janë kapur se si vjedhin të dhëna personale të qytetarëve

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zaev dhe Pendarovski janë në panik. Të vetëdijshëm se do të humbin të dielën, po bëjnë të vetmen gjë që dinë, krimin dhe mashtrimet”.

“Zaev dhe Pendarovski janë kapur se si vjedhin të dhëna personale të qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM duke thënë se prokuroria publike po hesht dhe me këtë krijohet dyshim i madh se pushteti e përdor këtë moment për fshehjen e dëshmive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dëshmi, thonë nga OBRM-PDUKM, se LSDM fshinë dëshmi është fakti se pas zbardhjes së aferës “Syri i madh”, aplikacioni menjëherë u hoq,dhe më pastaj u kthye.


“OBRM-PDUKM i bën thirrje prokurorisë publike që të ndërmerr masa për gjetjen dhe dënimin e porositësve dhe zbatuesit e këtij skandali që duhet të përfundojë me uzurpimin e vullnetit të qytetarëve. Presim që përveç porositësve, ata që e kanë menduar dhe ata që e kanë realizuar vjedhjen e të dhënave private të çohen para drejtësisë dhe të përgjigjen”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas OBRM-PDUKM kjo aferë është dëshmi se si funksionon LSDM dhe se vota për Pendarovskin është votë për krimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori