LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM sot zgjedh kandidatin e saj për kryetar shteti

OBRM-PDUKM sot zgjedh kandidatin e saj për kryetar shteti

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM në konventën e saj në Strugë do ta zgjedh kandidatin partiak për kryetar shteti në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 21 prill të këtij viti.

551 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin 9 kandidatë për që u paraqitën në konkursin partiak. Në kandidaturë për kryetar shteti garojnë Gordana Siljanoska Davkova, Vllatko Gjorçev, Filip Petrovski, Goran Angellov, Ilija Dimovski, Sasho Kulteshovski, Nikita Shekutovska, Vasko Kostov dhe Gjorgji Manaskov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kandidatët do të kenë nga 15 minuta për ta paraqitur vizionin e tyre para delegatëve e më pastaj do të shkohet në votim.


Për kandidat të zgjedhur, sipas rregullores së partisë, konsiderohet kandidati i cili ka më tepër vota, po jo më pak se një e treta e numrit të përgjithshëm të delegatëve. Nëse asnjë nga kandidatët nuk e fiton numrin e nevojshëm apo kandidatët kanë numrin e njëjtë të votave, votimi përsëritet. Në votimin e dytë marrin pjesë dy kandidatët me më shumë vota në votimin e parë, ku më pastaj zgjidhet kandidati i cili do të merr më shumë vota në votimin e dytë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori