LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk ka deputetë për ndryshime kushtetuese, Kovaçevski nuk dëshiron të japë dorëheqje sepse e di se do t’i humbë zgjedhjet

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk ka deputetë për ndryshime kushtetuese, Kovaçevski nuk dëshiron të japë dorëheqje sepse e di se do t’i humbë zgjedhjet

E vërteta doli në dritë, LSDM dhe Kovaçevski nuk kanë 80 deputetë për ndryshime kushtetuese dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë. Gënjeshtrat e LSDM-së se do të ketë ndryshime kushtetuese kanë dështuar. Dimitar Kovaçevski e ka refuzuar ofertën e OBRM-PDUKM-së sepse e di se nuk ka deputetë të mjaftueshëm për ndryshimin e Kushtetutës, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

“Le të mos ketë frikë Kovaçevski. Në seancën e parë të radhës le të vendosë në rend dite në Kuvend ndryshimet kushtetuese për të përballuar realitetin se nuk ka deputetë për të ndryshuar Kushtetutën. Por të nesërmen le të japë dorëheqjen dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që të dëgjojë dhe të shohë opinionin e qytetarëve për tradhtitë kombëtare që i bëri qytetarëve maqedonas dhe Maqedonisë.

I ballafaquar me realitetin dhe i frikësuar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kovaçevski është në kërkim të rrugës për të shpëtuar nga ballafaqimi me qytetarët. Frika është e madhe sepse e di se do të përjetojë një disfatë katastrofike.


Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, garant për këtë janë deputetët e OBRM-PDUKM-së, frikësimet dhe kërcënimet e LSDM-së nuk do të kenë sukses. Dimitar Kovaçevski le të marrë guxim dhe të përballet me qytetarët në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori