LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM punët i ka mirë vetëm me Rusinë

OBRM-PDUKM punët i ka mirë vetëm me Rusinë

Pas dështimit që të bëjë qeverinë e re të Maqedonisë, OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit ka hapur fronte ”lufte” me të gjithë palët.

Në periudhën kur ishin mandatar për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë, nga 9 deri më 29 janari OBRM-PDUKM krijoji konflikte me Fondacionin Shoqëri e Hapur në Maqedoni dhe krijoji këshillin ”SOS” për të ”shpëtuar Maqedoninë nga George Soros”. Edhe Serbia nuk mbeti pa mos hapur konflikte. U akuzuan me Ivica Daçiq rreth pranimit të emrit kushtetues të Maqedonisë dhe njohjes së Kosovës si shtet.

OBRM-PDUKM: Askush nuk beson se Soros-i lufton për shoqëri të hapur
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Askush nuk beson se Soros-i lufton për shoqëri të hapur

Brenda një jave OBRM-PDUKM ka sulmuar në të gjithë anët. Ndonjëherë me njoftime nga vetë partia dhe në disa raste nëpërmjet mediumeve dhe analistëve që i kontrollon vetë.


Filluan të hënën me sulme ndaj Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë duke e quajtur parti e udhëhequr nga krimineli i falur Zoran Zaev.

OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk mund të udhëhiqet nga një kriminel i falur si Zaevi
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk mund të udhëhiqet nga një kriminel i falur si Zaevi

Njeriu shumë i afërt me OBRM-PDUKM-në, Todor Petrov nga Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) në një reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë ”Shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan Kosovën, mos vallë duhet t’ua japim edhe Maqedoninë”

”Shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan Kosovën, mos vallë duhet t’ua japim edhe Maqedoninë”
Lexo po ashtu ”Shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan Kosovën, mos vallë duhet t’ua japim edhe Maqedoninë”

Më vonë, OBRM-PDUKM e hapi një front të ri konflikti me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras duke i thënë ”Greqia është ana që edhe sot e kësaj dite nuk lejon që të fillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO. Ku e sheh Tsipras irredentizmin dhe nacionalizmin në sjelljen e Maqedonisë.

OBRM-PDUKM: Tsipras tregon se ai është që nuk ka vullnet për zgjidhjen e çështjes së emrit
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Tsipras tregon se ai është që nuk ka vullnet për zgjidhjen e çështjes së emrit

Pas Greqisë, OBRM-PDUKM reagoi ndaj Ambasadës së Amerikës në Maqedoni ku kërkoi që SHBA të jep një deklaratë se a është kundër zgjedhjeve të reja.
Nga Ambasada e SHBA-ve u përgjigjën se ata duan një qeveri që do ta nxjerr Maqedoninë nga kriza. Reagimi i OBRM-PDUKM-së vazhdoi duke kërkuar që të marrin vesh se a është ky qëndrim edhe i Administratës së Donald Trump apo vetëm i Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, duke dyshuar se kjo ambasadë e mbështet LSDM-në.

OBRM-PDUKM: Ambasada e SHBA-së të deklarohet publikisht nëse është kundër zgjedhjeve të reja
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Ambasada e SHBA-së të deklarohet publikisht nëse është kundër zgjedhjeve të reja

Ish diplomati Risto Nikovski që njihet për analizat në të mirë të OBRM-PDUKM-së akuzoi Serbinë dhe Greqinë për ”aleancë kundër Maqedonisë.”

''Serbia dhe Greqia krijojnë aleancë kundër Maqedonisë''
Lexo po ashtu ''Serbia dhe Greqia krijojnë aleancë kundër Maqedonisë''

Pas kontradiktave me Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni, nga OBRM-PDUKM u ”kapën” edhe me përfaqësinë e Komisionit Evropian në Maqedoni duke kërkuar edhe nga ta që të deklarohen për termin ”qeveri gjithëpërfshirëse”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM: Të sqarohet Komisioni Evropian për deklarimet rreth Maqedonisë
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Të sqarohet Komisioni Evropian për deklarimet rreth Maqedonisë
OBRM-PDUKM: Ne kërkojmë qëndrim zyrtar nga Donald Trump
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Ne kërkojmë qëndrim zyrtar nga Donald Trump

Në fund, OBRM-PDUKM gjeti një mbështetës. Nikolla Gruevski u takua me ambasadorin rus në Maqedoni, Oleg Scherbak me të cilin është biseduar për gjendjen aktuale në vend.

Gruevski në takim me ambasadorin rus Scherbak, përsëri kërkon zgjedhje të reja
Lexo po ashtu Gruevski në takim me ambasadorin rus Scherbak, përsëri kërkon zgjedhje të reja

Pas këtij takimi erdhi edhe reagimi zyrtar i Ambasadës së Rusisë në Maqedoni duke akuzuar se në Maqedoni ka ndikim të shteteve fqinje. /Telegrafi/

Rusia: Në Maqedoni është thelluar kriza politike
Lexo po ashtu Rusia: Në Maqedoni është thelluar kriza politike