LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Tsipras tregon se ai është që nuk ka vullnet për zgjidhjen e çështjes së emrit

OBRM-PDUKM: Tsipras tregon se ai është që nuk ka vullnet për zgjidhjen e çështjes së emrit

OBRM-PDUKM-ja ka dënuar deklaratën e kryeministrit Aleksis Tsipras, i cili në takim me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, e akuzoi Maqedoninë për iredentizëm dhe nacionalzëm dhe tha se duhet vullnet nga të dyja palët që të zgjidhet çështja e emrit. Nga OBRM-PDUKM thonë se pikërisht Tsipras është ai që nuk ka vullnet që kjo çështje të zgjidhet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë as nuk ka pasur, as nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Maqedonia dhe populli maqedonas vetëm se e kanë mbrojtur të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe identitetin e tyre. Greqia është ana që edhe sot e kësaj dite nuk lejon që të fillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO. Ku e sheh Tsipras iredentizmin dhe nacionalizmin në sjelljen e Maqedonisë”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.


Sipas tyre, me këto deklarata dhe ofendime të Tsipras ndaj Maqedonisë dhe popullit maqedonas, nuk kontribuon për marrëdhënie të mira fqinjësore./Telegrafi/

Tsipras: Duhet vullnet nga të dy palët për t’u zgjidhur çështja e emrit të Maqedonisë
Lexo po ashtu Tsipras: Duhet vullnet nga të dy palët për t’u zgjidhur çështja e emrit të Maqedonisë