LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Premtimet e LSDM-së si “Deja Vu”

OBRM-PDUKM: Premtimet e LSDM-së si “Deja Vu”

LSDM-ja asnjëherë nuk ka punuar në fushën për përforcimin e shërbimeve psikologjike dhe pedagogjike në shkolla, kur ishte në gjendje të bëjë atë, por gjithmonë para zgjedhjeve premtojnë punësime, dhe kur janë në pushtet nuk bëjnë asgjë, theksohet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj kumtesës së LSDM-së me temë arsimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndryshe nga premtimet e rrema të LSDM-së për punësimin e pedagogëve, psikologëve dhe defektologëve të cilët paraqiten si “Deja Vu”, në premtimet e 15 shtatorit për punësimin e të paktën një personi nga çdo familje, OBRM-PDUKM përmes masave specifike i përforcoi shërbimet profesionale në shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe për këtë qëllim, vetëm në tre vitet e fundit janë punësuar 105 psikologë, 13 pedagogë dhe 84 defektologë. Angazhimi i këtij lloj të kuadrit në interes të përforcimit të shërbimeve psikologjiko – pedagogjike do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, aty ku ka nevojë”, thotë OBRM-PDUKM, njofton AIM.

Nga OBRM-PDUKM kujtojnë se edhe viteve të kaluara ka pasur më shumë se 9.000 transformime në marrëdhënien e punës nga kohë e përcaktuar në kohë të papërcaktuar të personave të angazhuar në institucionet arsimore, gjë që, siç theksohet, kontribuon për një përmirësim të konsiderueshëm të gjendjes financiare personale dhe familjare të të punësuarve në këtë sektor dhe njëherësh është hequr gjithashtu pasiguria e cila ishte e pranishme deri në vitin 2006. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori