LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Për dy vjet LSDM nuk ka realizuar asnjë projekt kapital

OBRM-PDUKM: Për dy vjet LSDM nuk ka realizuar asnjë projekt kapital

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë partinë në pushtet LSDM se që prej kur janë ato në pushtet nuk kanë realizuar asnjë projekt kapital, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeverinë e paaftë përsëri e shikojmë në këtë rast. Niveli i realizimit të investimeve kapitale për muajin janar është diçka mbi një për qind. Nga planifikimi vjetor prej 420 milionë euro, pushteti ka investuar vetëm 4.5 milionë euro”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se numrat sinjalizojnë se pushteti dhe këtë vit si vitin e kaluar nuk do të arrijë që të realizojë investimet kapitale të planifikuara.


“Që dy vjet që kur është LSDM në pushtet, asnjë projekt kapital nuk është realizuar. Asgjë nga 600 kilometra rrugë, 550 kilometra magjistrale dhe 1.200 kilometra rrugë lokale. LSDM ka dështuar në planin infrastrukturor. LSDM nuk ka bërë asgjë për zhvillimin e shtetit. Për dy vjet vetëm po fundosemi si shtet”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/