LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Partitë nga Koalicioni për Rindërtim të Maqedonisë mbështesin protestën e 18 qershorit

OBRM-PDUKM: Partitë nga Koalicioni për Rindërtim të Maqedonisë mbështesin protestën e 18 qershorit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së,Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me kryetarët e partive pjesë e Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë.

“Në takim kryetarët e të gjitha partive ishin unanime se çdo ditë që kalon me LSDM-në dhe BDI-në në krye të qeverisë, populli jeton më keq, krimi është i përditshëm, ndërsa varfëria na kërcënon gjithnjë e më shumë. Gjithçka e keqe nga kjo qeveri u bë e tepërt”, thuhet në njoftimin për media, lëshuar nga OBRM-PDUKM.

Në njoftim sqarohet se kryetarët e partive politike pjesë e Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë i kanë dhanë përkrahje protestës së të shtunës, më 18 qershor.


Nga ajo protestë do të kërkohet që qeveria duhen të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare, në mënyrë që në krye të vendit të dalë një koalicion politik që sipas OBRM-PDUKM-së, do ta nxjerrë Maqedoninë nga kriza në të cilën LSDM dhe BDI e kanë zhytur.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori