LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nënshkroi marrëveshje që nuk u mbështet nga populli

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nënshkroi marrëveshje që nuk u mbështet nga populli

Partia opozitare OBRM-PDUKM, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, nga ana e kryeministrave të dy vendeve. Ata thonë se edhe përkundër tentimeve për mashtrim të opinionit, LSDM nuk mund ta fsheh faktin se ka nënshkruar marrëveshje që nuk është në interes të qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në vend të premtimeve parazgjedhore për debat dhe transparencë, LSDM tregoi fytyrën e vërtetë dhe nuk lejoi debat publik për marrëveshjen në Kuvendin e Maqedonisë dhe nuk u lejoi konstruktivitet, argumentim dhe qëllimet e mira, që propozoi OBRM-PDUKM-ja”, thonë nga partia opozitare.

Ata thonë se e vetmja që krijon ndarje dhe dallime mes shoqërisë është LSDM me praktikat e saj injoruese ndaj qytetarëve që nuk pajtohen me ofendimet e tyre.


Nga OBRM-PDUKM ju bëjnë thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të bojkotojnë të gjitha aktivitetet që organizohen nga Qeveria e LSDM-së, me qëllim që sipas tyre, të shmangen skenarët e përgatitur prapa opinionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori