OBRM-PDUKM: LSDM-ja e solli shëndetësinë e Maqedonisë në gjendje të komës

Qeverisja e LSDM-së e solli shëndetësinë e Maqedonisë në gjendje të komës. Institucionet shëndetësore nuk kanë kapacitet të përgjigjen ndaj nevojave themelore të qytetarëve, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
“Është e palejueshme që në Republikën e Maqedonisë në shekullin 21 për një muaj të vdesin tre gra që gjatë lindjes. Është e palejueshme që për një javë katër persona të jenë gjendje të komës për shkak të diabetit. Për shkak të gjendjes të shëndetësisë tonë këto fëmijë mund të kenë pasoja të pakthyeshme. Është e palejueshme që higjiena në Qendrën Klinike në Shkup të jetë në gjendje katastrofale duke vënë në rrezik edhe pacientët edhe familjarët e tyre. Kjo është turp që nuk i ngjan një shteti që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, Qendra Klinike më shumë ngjan me deponinë Drislla se sa institucion që duhet të jep standardet më të mëdha të shërimit. Është e palejueshme që në Dibër të regjistrohet numër serioz i të sëmurëve prej fruthit, numër që arriti deri në 20, ndërsa ekziston rreziku që numri i pacientëve të rritet. Është e palejueshme që për të gjitha këto skandalet të gjithë ta kenë fajin, por jo edhe udhëheqja e paaftë e LSDM-së në shëndetësi”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.
Nga partia opozitare shtojnë se asgjë nuk e ndalon ministrin e shëndetësisë, i cili, sipas OBRM-PDUKM-së, e ka përkrahjen dhe mbrojtjen nga Zoran Zaevi.
“E vetmja gjë që i intereson ministrit janë tenderët që kanë interes firmat e afërta me kryesinë e LSDM-së. LSDM-ja tregoi nuk është e gatshme të përgjigjet ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. LSDM-ja vetëm i intereson tenderët e kurdisur. Shembulli më i ri në shëndetësi dhe në fondin për Inovacione tregoi se në Maqedoni erdh jetë vetëm për të afërmit e funksionarëve të Qeverisë. Te gjithë të tjerrit që me nder përfitojnë dhe rregullisht paguajnë tatime ndaj shtetit, në fakt i paguajnë tenderët e kurdisur ku LSDM-ja i vjedh paratë e qytetarëve. Për këtë gjë të gjithë të përfshirët në këto skandale duhet të japin dorëheqje menjëherë! Përgjegjësi për vjedhjen që po e zbaton LSDM-ja patjetër se do të ketë. Drejtësia në Maqedoni do të kthehet, kurse momenti kur kjo do të ndodhë është kur do të japin përgjegjësi për kriminalitetin e shkaktuar, por edhe ato të amnistuarit. Vetëm kështu, Maqedonia do të fitojë”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare OBRM-PDUKM./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania