LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja publikon emrat e kandidatëve në disa komuna, Goran Manojllovski do të garojë në Tetovë

OBRM-PDUKM-ja publikon emrat e kandidatëve në disa komuna, Goran Manojllovski do të garojë në Tetovë

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot theksoi se Komiteti Ekzekutiv OBRM-PDUKM-së ka sjellur vendim që Komitetit Qendor të partisë t’ia propozojë kandidatët për kryetarë në disa komuna në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se pasi të merret pëlqimi nga anëtarët e partisë kandidatët për kryetarë në disa komuna do të jenë këto:

Komuna e Prilepit: Marjan Risteski (kryetar aktual)
Komuna e Tetovës: Goran Manojllovski (deputet)
Komuna e Bërvenicës: Stojan Todorovski
Komuna e Demir Kapisë: Trajçe Dimitriev (kryetar aktual)
Komuna e Gjorçe Petrovit: Vllado Misajllovski (ish-ministër i Trasportit dhe Lidhjeve)
Komuna e Gostivarit: Dafina Stojanovska
Komuna e Radovishit: Sashko Nikollov (kryetar aktual)
Komuna e Vevçanit: Svetomir Ugrinovski.


OBRM-PDUKM-ja akoma nuk ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë në komunat tjera të Shkupit, ndërsa për Bashkinë e Shkupit pritet të garojë Koce Trajanovski, i cili ka udhëhequr katër vitet e fundit me kryeqytetin./Telegrafi/