LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Arben Taravari

OBRM-PDUKM-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Arben Taravari

OBRM-PDUKM-ja kërkon dorëheqje nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa personat përgjegjës kërkojnë që të tregojnë se nga çfarë sëmundje ndërruan jetë dhe u infektuan pacientët nga Gostivari.

Sipas kësaj partie, gjendja është alarmante dhe shqetësuese, ndërsa qytetarët duhet ta dijnë si të mbrohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zyrtare: Dy qytetarë të Gostivarit të vdekur dhe katër të infektuar
Lexo po ashtu Zyrtare: Dy qytetarë të Gostivarit të vdekur dhe katër të infektuar

“Për vetëm tre ditë, pakujdesia e ministrit Taravari mori dy jetë njerëzish të moshës 47 dhe 23. Pse tashmë për disa ditë po hesht se sëmundja mund të përhapet dhe pse ka heshtur se dy persona kanë ndërruar jetë si rezultat i asaj. Sipas informacioneve tona në rrezik jete janë edhe gjashtë persona të cilët për momentin janë në Klinikën për Infektologji”, deklaroi në konferencë për shtyp, Dafina Stojanovska nga radhët e OBRM-PDUKM-së.


Sipas saj, nuk janë marrë masa adekuate dhe tashmë të vdekurit nuk janë trajtuar në karantinë.

“Ekzistojnë të dhëna serioze që sëmundja të jetë e shpërndarë edhe tek personat që kanë pasur kontakt, si dhe personeli shëndetësor që punon në spitalin e Gostivarit dhe të Shkupit”, tha Sojanoska.

Ajo porositi ministrin Taravari, që në vend se të bëjë PR strategji dhe hashtage, duhet të punojë dhe të mos lejojë përhapje të sëmundjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori