LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Gjyqësia të mos i nënshtrohet kanosjeve të LSDM-së

OBRM-PDUKM: Gjyqësia të mos i nënshtrohet kanosjeve të LSDM-së

Gjyqësia nuk guxon t’i nënshtrohet kanosjeve të LSDM-së. Gjykatësit duhet ta ruajnë integritetin dhe kredibilitetin profesional dhe të gjykojnë sipas ligjit pa dallim të kanosjeve për shkarkim të tyre nëse nuk u përkulen vullnetit të Zaevit, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj kumtesës së sotme të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja është udhëhequr nga krimineli i aboluar dhe kryen presion të vazhdueshëm ndaj gjyqësisë. Maqedonia njëherë pa se si duket kur LSDM-ja në një ditë ndryshon 617 gjykatës dhe prokurorë me të atillë sipas modelit të tij. Opinioni me sytë e vet ka parë edhe se si eksponenti i LSDM-së në gjyqësinë PSP i mbron nxënësit e saj. Janeva e liroi Verushevskin, e aboloi për herë të dytë Zaevin dhe zbaton ndjekje publike kundër OBRM-PDUKM-së”, qëndron në reagimin nga OBRM-PDUKM-ja.

Gjyqësia, siç potencojnë nga partia, nuk guxon t’u përkulet kanosjeve të LSDM-së.


“Për shkak të shantazheve të këtilla kriminele të LSDM-së qytetarët e mposhtën për të dhjetën herë me radhë dhe nuk ia dhanë mbështetjen e tyre, edhe krahas tentimeve të LSDM-së që në mënyrë kriminele të blejë vota dhe ta falsifikojë demokracinë në Maqedoni”, thuhet në kumtesën nga OBRM-PDUKM-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Kalo në kategori