LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: E turpëruan Maqedoninë me ngritjen e flamurit të gabuar, por nuk gabuan kur ndanin para për këshilltarët e Zaevit

OBRM-PDUKM: E turpëruan Maqedoninë me ngritjen e flamurit të gabuar, por nuk gabuan kur ndanin para për këshilltarët e Zaevit

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “kur bëhet fjalë për punë dhe mbrojtjen e interesave shtetërore, Zoran Zaevi dhe karteli i tij kriminal janë plotësisht të paaftë”.

“Kur bëhet fjalë për kriminalitet, tenderë të kurdisur, licenca dhe bursa, shoqata kriminale rreth Zaevit janë kampion” thonë nga OBRM-PDUKM, duke shtuar se dëshmi për këtë është ngatërrimi i flamurit të Austrisë gjatë vizitës së Kancelarit Sebastian Kurz, dhe sipas OBRM-PDUKM-së nuk kanë ngatërruar asnjë shkronjë kur në procedurë të përshpejtuar një dit para zgjedhjeve duhej të ndaheshin 40.000 dollarë për bijë e ministrit Nikolla Dimotriv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, babi mund të ngatërroj flamurin por nuk mund ta ngatërroj afatin për të siguruar bursë për bijën e tij, dhe se nëse mund që e bija e Laze Vellkovskit të vozitet me veturë zyrtare nëpër plazhet e Greqisë, sipas partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM e bija e ministrit meriton shumë më shumë.


“E turpëruan Maqedoninë me ngritjen e flamurit të Letonisë në vend të flamurit austriak, por nuk gabuan kur këshilltarët e Zaevit dhe të afërmit e tyre ju ndanin para për inovacione kriminale”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se “vjedhja e ditëpërditsme dhe humbjet e ditpërdreshme dhe turpi që i sjellin Maqedonisë përpiqen që ta fshehin marrëveshjen kapitulluese. Qytetarët shohin se kjo marrëveshje jo vetëm që ndryshon emrin por prek gjuhën dhe identitetin.

Ata shtojë se kjo sjellje anti-shtetërore e LSDM-së duhet të ndalojë. Zoran Zaevi duhet të ikë dhe se, sipas OBRM-PDUKM-së Maqedonia vetëm kështu mund të fitojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Lajme
Gjenden mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti të vjetër në Kërpimeh të Podujevës

Gjenden mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti të vjetër në Kërpimeh të Podujevës

Kronika e Zezë
“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Kalo në kategori