LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Drejtësia selektive është padrejtësi

OBRM-PDUKM: Drejtësia selektive është padrejtësi

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot përmes një komunikate ka reaguar për vendimet e Gjykatës Penale për Igor Durllovskin dhe Boshkovskën, të cilët do të vazhdojnë të mbeten në arrest shtëpiak, si të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Durllovski dhe Boshkovska pa nevojë mbahen në arrest shtëpiak, si dhe pa nevojë Prokuroria për dy muaj merret me ta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Argumente se do ta përsërisin veprën, se do të ikin ose do të pengonin hetimet nuk ka. Nuk argumente pasi nuk ka vepër penale. Ata nuk janë terroristë”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Ata më tej shtojnë se demokraci në Maqedoni nuk ka dhe se gjykata dhe organet e drejtësisë shërbejnë si dorë e zgjatur e LSDM-së./Telegrafi/