LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM dhe LSDM përplasen për çështje investimesh në sisteme kullimi të ujrave atmosferik

OBRM-PDUKM dhe LSDM përplasen për çështje investimesh në sisteme kullimi të ujrave atmosferik

Në konferencën e sotme për shtyp, Damjan Mançevski nga LSDM-ja deklaroi se nëse investimi në rrotën panoramike do të bëhej për objekte infrastrukturore për mbrojtje nga vërshimet, atëherë katastrofa natyrore nuk do të kishte ndodhur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, zv. ministri për bujqësi, pylltari dhe ujra, Ljupço Nikollovski, në konferencën e njëjtë paralajmëroi ndalesë për ndërtime të objekteve rreth bregut të lumit Vardar dhe lumejve tjerë në Maqedoni.

Që të dy u zotuan se do të investojnë deri 10 milion euro në vit në sisteme hidrometeorologjike dhe sisteme për ujitje dhe për kullim, në rajonet më të rrezikuara nga përmbytjet.


Ndaj kësaj konference ka reaguar partia në pushtet, OBRM-PDUKM, duke pyetur se përse LSDM-ja me vite është kundër subvencioneve për pastrimin e kanaleve të kullimit në Gazi Babë, për projektimin e qarkores, ndërkaq pyesin se përse LSDM-ja ishte edhekundër menaxhimit të ujrave në vitin 2005.

Pyetjet e OBRM-së drejtuar LSDM-së janë edhe për Kumanovën, Strumicën dhe komunën Qendër, për të cilat pyesin se sa kilometar kanalizim atmosferik është ndërtuar në këto komuna./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori