LAJMI I FUNDIT:

Objekti jashtëtokësor digjet duke bërë tym

Objekti jashtëtokësor digjet duke bërë tym

Një ndjesi e fortë në Bat Yam, pranë kryeqytetit izraelit Tel Aviv në një plazh turistik, ku është parë një objekt që ra nga qielli dhe ka hapur zjarr duke lëshuar tym.

Disa ekspertë kanë dhënë pistën e meteorit duke theksuar se në raste të tilla homologe kurrë nuk është parë tym.

Por operatorët e “Life Guard Coast" të Bat Yam, thonë se kanë parë objektin jashtëtokësor.

“E kemi zhytur objektin në ujë dhjetë herë dhe vazhdonte të digjej duke bërë tym. Është vërtetë e mahnitshme”, ka thënë Yossy Mizrahi një prej rojeve, duke shtuar se kurrë nuk kishte parë diçka të ngjashme.


Objekti është dërguar në qendrën e gjeologëve, ku po pritet fjala e ekspertëve për të shpjeguar misterin. /noa/