LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit mund t’i blejnë notat

Nxënësit mund t’i blejnë notat

Një shkollë në SHBA ka vendosur që t’u lejojë nxënësve të saj që të mund t’i blejnë notat më të mira.

Nxënësit e kësaj shkolle mund t’i blejnë plus 10 pikë për dy provime me shkrim – duke paguar një shumë të caktuar parash në fondin e shkollës.

Shkolla Rosewood në Goldsboro, në Karolinën Veriore, ka ardhur deri te kjo ide për ta mbushur arkën e fondit të shkollës.

Duke e mbrojtur këtë vendim kontrovers, drejtoresha e shkollës, Susie Shepherd ka thënë se ndryshimi i një ose dy notave nuk ndikon në suksesin e tërësishëm te nxënësit të caktuar.


“Është gabim të mendohet që një notë mund të ndryshojë përshtypjen e përgjithshme për një nxënës, respektivisht për rezultatin që ka arritur ai gjatë gjithë vitit”, ka thënë ajo.

Zyrtarët e arsimit ndërkaq, nuk mendojnë njësoj, dhe kanë thënë se shitja e notës është shembull i keq për fëmijët. /Telegrafi/