LAJMI I FUNDIT:

Nusja doli nga kontejneri i bërllokut

Nusja doli nga kontejneri i bërllokut

Noreen Quin nga Swindoni në dasmën e saj arriti në kontejner me të cilin transportohen mbeturinat. Kontejnerin e kishte huazuar burri i saj i ardhshëm.

Nick Kearns e shndërroi kontejnerin e bërllokut në një karrocë shkëlqyese, të cilën në vend të kuajve e tërhiqte një kamion 18 tonelatash. Nick është pronar i firmës për huazimin e kontejnerit, në të cilin punon së bashku me nusen dhe kjo për ta dukej se ishte mjeti i duhur për martesë por edhe reklamë e shkëlqyer për vendin e punës.

Dhëndëri shpenzoi dy javë e gjysmë për ta rregulluar kontejnerin. Pas ceremonisë së kurorëzimit, çifti i sapomartuar u fut në kontejner dhe shkoi deri në lokalin e afërm ku ishte organizuar dasma. /Telegrafi/