LAJMI I FUNDIT:

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Kinë bie në nivelin më të ulët në tri javët e fundit

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Kinë bie në nivelin më të ulët në tri javët e fundit

Kina ka raportuar rritjen më të ulët ditore në rastet e reja me COVID-19 në më shumë se tre javë.

Kështu së paku raportojnë mediat e huaja, duke u bazuar në të dhënat zyrtare të hënën, përcjell Telegrafi.

Kjo rënie thuhet se ka përmbysur një rritje të mprehtë të një dite më parë, mes përpjekjeve për të përmbajtur sëmundjen përpara një pushimi të madh të festave.


Rastet e reja të konfirmuara të raportuara janë përgjysmuar në 42, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë, numër ky për 92 më i vogël nga një ditë më parë dhe duke shënuar rritjen më të ulët një-ditore që nga 33 raportuar më 8 janar.

Ndryshe, një ekip i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që është duke hetuar origjinën e pandemisë së Covid-19 të hënën vizitoi Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në rajonin qendror të Kinës të Hubei, ku shpërthimi u shfaq në fund të vitit 2019.

Reuters njoftoi se grupi i ekspertëve të pavarur kaloi rreth katër orë e gjysmë në vizitën e tij më të gjatë që nga përfundimi i dy javëve të karantinës të enjten, por nuk dha ndonjë deklaratë për gazetarët në pritje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori