LAJMI I FUNDIT:

Numri dy i Gazprombank largohet nga Rusia, shkon të luftojë përkrah ukrainasve – ngre dyshime për “vetëvrasjet” e fundit në Rusi

Numri dy i Gazprombank largohet nga Rusia, shkon të luftojë përkrah ukrainasve – ngre dyshime për “vetëvrasjet” e fundit në Rusi

Igor Volobuev, nënkryetar i Gazprombank shtetëror, tha se ai ka ikur nga Rusia për të luftuar përkrah forcave ukrainase, duke u bërë të paktën ekzekutivi i katërt ose zyrtari i lartë i njohur që ka bërë një dalje të papritur nga vendi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Volobuev i tha uebsajtit të pavarur të lajmeve The Insider dhe faqes së lajmeve të biznesit të Ukrainës liga.net se ai u largua nga Rusia më 2 mars dhe iu bashkua forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës.

“Unë nuk mund të shikoja nga anash se çfarë po i bën Rusia atdheut tim”, tha Volobuev, i cili ka lindur në qytetin verilindor të Ukrainës, Okhtyrka, në një intervistë të botuar të martën vonë.


“Rusët po vrisnin babanë tim, të njohurit dhe miqtë e mi të ngushtë. Babai im jetoi në një bodrum të ftohtë për një muaj. Njerëzit që i njihja që nga fëmijëria më thanë se ishin të turpëruar për mua”.

Volobuev, 50 vjeç, tha se ai u shkarkua pasi u largua nga Rusia, duke i dhënë fund një karriere 33-vjeçare brenda kompanive të lidhura me gjigantin shtetëror të gazit Gazprom.

“Askush në Rusi nuk e di për [largimin tim]”, ka thënë ish-ekzekutivi.

Volobuev vuri gjithashtu në pikëpyetje shpjegimet zyrtare të vrasjeve-vetëvrasjeve të njëpasnjëshme të ish-zëvendëspresidentit të Gazprombank, Vladislav Avaev në Moskë dhe ish-menaxherit të lartë të gjigantit të energjisë Novatek, Sergei Protosenya në Spanjë.

“Unë nuk besoj se ato ishin vetëvrasje”, citohet të ketë thënë ai për liga.net, duke shtuar se vdekja e Avail mund të jetë “inskenuar sepse ai mund të ketë ditur shumë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë urën kyçe në Kursk, pamje nga droni

Ukrainasit shkatërrojnë urën kyçe në Kursk, pamje nga droni

Evropa
Përplasen dy aeroplanë të Delta Airlines në aeroportin e Georgia

Përplasen dy aeroplanë të Delta Airlines në aeroportin e Georgia

Amerika
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Nëse shifrat konfirmohen, Ukraina ka kryer një nga sulmet më të mëdha me dronë në tokën ruse

Nëse shifrat konfirmohen, Ukraina ka kryer një nga sulmet më të mëdha me dronë në tokën ruse

Botë
Snajperi ukrainas u tregua më i shpejtë teksa u gjend ‘ballë për ballë’ me dy ushtarë rusë që tentuan të qëllojnë me granatahedhës

Snajperi ukrainas u tregua më i shpejtë teksa u gjend ‘ballë për ballë’ me dy ushtarë rusë që tentuan të qëllojnë me granatahedhës

Botë
Kalo në kategori