LAJMI I FUNDIT:

Bankieri i Moskës gjendet i vdekur bashkë me familjen, në banesën e tij – dyshohet se vrau gruan dhe vajzën, pastaj veten

Bankieri i Moskës gjendet i vdekur bashkë me familjen, në banesën e tij – dyshohet se vrau gruan dhe vajzën, pastaj veten

Një vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje ka ndodhur në Moskë më 18 prill 2022.

Sipas informacioneve paraprake, ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank, Vladislav Avaev, ka qëlluar gruan dhe vajzën e tij përpara se të kryente vetëvrasje, shkruan pravda.ru, përcjell Telegrafi.


Po sipas mediumit në fjalë, trupat e pajetë u gjetën nga një e afërme e viktimave e cila nuk mundi t’i merrte në telefon. Kështu, gruaja u shqetësua dhe vendosi të vizitojë të afërmit e saj.

Ajo gjeti trupat e ish-zëvendëspresidentit të Gazprombank dhe gruas së tij Elena në një dhomë. Trupi i vajzës së tyre 13-vjeçare Maria u gjet në një dhomë tjetër.

Hetuesit arritën në përfundimin se ishte një vrasje dhe vetëvrasje, sepse Vladislav Avaev, kryefamiljari i ndjerë, kishte një armë në dorë. Arsyet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Departamenti Kryesor i Hetimit i Komitetit Hetues të Rusisë për qytetin e Moskës konfirmoi informacionin për vdekjen e bankierit dhe familjes së tij.

Më vonë u raportua se Vladislav Avaev ishte në një mosmarrëveshje ligjore me gruan e tij për të drejtën për të rritur vetëm vajzën e tyre Maria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori