LAJMI I FUNDIT:

Numërohen 89% e votave në Shqipëri, partia e Edi Ramës vazhdon të jetë e para

Numërohen 89% e votave në Shqipëri, partia e Edi Ramës vazhdon të jetë e para

E plotësuar: Deri në orën 07:00 të mëngjesit të së martës janë numëruar 89% e kutive të votimit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të KQZ-së, janë numëruar 4619 kuti nga 5199 në total ose thuajse 89% e votave.

Nga numërimi i tyre, Partia Socialiste është duke prirë e para, e cila deri më tash ka marrë 48.66%, me 72 mandate.


PD-AN ka 39.37%, me 59 mandate në gjithë vendin. Nga ana tjetër, LSI ka marrë 6.90%, me 5 mandate.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë vetëm 2.22%, apo 3 mandate deputetësh deri më tani.

Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti. /Telegrafi/

——-

Numërohen mbi 83% e votave, Rama drejt mandatit të tretë qeverisës

Deri në orën 2:40 të mëngjesit të së martës janë numëruar mbi 83% e kutive të votimit, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual merr 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri rret orës 3 janë numëruar 4,327 qendra votimi (83%) nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Qarkun e Kukësit dhe të Dibrës ndërsa vijon numërimi në 10 qarqet tjera.

Numërimi i votave deri në ora 2:40:

Partia Socialiste 622 265 vota – 48,69%

Partia Demokratike  50 2371vota – 39,31%

Lëvizja Socialiste për Integrim 87 905 vota – 6,88%

Partia Socialdemokrate 28 757 vota – 2,25%

Rezultati i kandidatëve të LVV, pasi u numëruan 77% e votave
Lexo po ashtu Rezultati i kandidatëve të LVV, pasi u numëruan 77% e votave

Partitë tjera rreth 3%

Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 8 qarqe, ndërsa PD në 4 qarqe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori