LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan rregullat kundër COVID-19, gjobiten disa biznese në Durrës dhe Krujë

Nuk respektuan rregullat kundër COVID-19, gjobiten disa biznese në Durrës dhe Krujë

Pesë pronarë të lokaleve në Durrës dhe në Krujë janë gjobitur me nga një milion lekë dhe me mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore dy prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë vendosur masë administrative 1 milion lekë si dhe mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, një subjekti me administrator shtetasin B. M., pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin me pronar shtetasin F. Gj., në fshatin Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1 mijë lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.


Për subjektin me pronare shtetasen Xh. B., në Thumanë, Krujë dhe subjektit me administrator D. T., në Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1 milion lekë për secilin, pasi u konstatuan duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në Arapaj, Durrës, me pronar shtetasin A. B., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori