Rikthimi i tubimeve të qytetarëve dhe dasmave tradicionale, lëndon rënd disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.
Kështu thotë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se sonte janë ndërprerë tri dasma dhe disa lokale, ndërsa ndaj pronarëve janë marrë masa.
“Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rënd disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19. Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka theksuar se prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve.
“Kemi sjell rregullore të cilat e mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja”, shton tutje.
Zemaj paralajmëroi se do të vazhdohet me ndalimin e atyre që nuk respektojnë rekomandimet anticovid.
“Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit. Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet”, ka thënë Zemaj, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane
Vranët dhe me shi
Aktorja Egzona Salihu, në “dashuri” në shikim të parë me aktrimin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington