LAJMI I FUNDIT:

Nuk qëndron e vetë-izoluar në shtëpi, Rita Ora fotografohet me stil të veçantë gjersa shëtitet rrugëve të Londrës

Nuk qëndron e vetë-izoluar në shtëpi, Rita Ora fotografohet me stil të veçantë gjersa shëtitet rrugëve të Londrës

Rita Ora u fotografua duke shëtitur të mërkurën në Londër.

Këngëtarja 29 vjeçe, dukej mjaft atraktive ndërsa u largua nga shtëpia e saj përkrah regjisorit të klipit të saj më të ri, i cili ishte i mbështjellë me një shall të errët.

Rita zgjodhi të vishte një pallto kafe me gjatësi deri te gjunjtë së bashku me një bluzë të shtypur portokalli dhe një shall njëngjyrësh, shkruan DailyMail.


Krijuesja e hitit “How to be lonely” gjithashtu dukej sportive me një palë xhinse blu, ndërsa la që flokët bionde të binin të lirshme mbi supet e saj.

E veshur gjithashtu me një kapelë të zezë, Rita përfundoi pamjen e saj të kompletuar edhe me një palë syze dielli.

Regjisori që shoqëronte këngëtaren shqiptare, kishte veshur një xhaketë të madhe të zezë, pantallona të errëta, një kapelë të zezë dhe syze dielli të mëdha.

Kjo shëtitje e Ritës në kryeqytetin anglez vjen pak kohë pasi ajo thuhet se është ndarë nga ish-i dashuri i saj, Raffert Law pas tri muajsh takime me njëri-tjetrin.

Burimet thanë se çifti nisën lidhjen gjatë xhirimeve të filmit “Twist” që do të publikohet së shpejti, ku secili prej tyre luajnë dy rolet kryesore të filmit.

Një burim i tha The Sun: “Rita me të vërtetë filloi lidhjen me Raff gjatë xhirimeve dhe ata patën një kimi të shkëlqyer me njëri-tjetrin”.

“Por Rita ka kaluar kaq shumë kohë jashtë vendit tani dhe ata nuk po flasin aq sa ishin, e lëre më të bëjmë ato që bëjnë çiftet kur janë bashkë”, shtoi ai.

“Gjërat janë në pauzë derisa të kthehen në të njëjtin vend, por për momentin ata janë më shumë si miq”, ka thënë tutje burimi i The Sun.

Xhirimet për filmin “Twist” filluan në fund të vitit të kaluar. Dyshja aktrojnë në këtë film krah emrave të njohur si: Michael Caine dhe yllin e ‘Game Of Thrones’ Lena Headey.

Rita – e cila është gjashtë vite më e madhe se Rafferty, do të luajë rolin e Artful Dodger në “Twist”, ndërsa Rafferty portretizon personazhin Oliver.

Rita ka punuar shumë në vitin 2020, së fundmi ajo publikoi këngën e saj më të re me klip, “How to be lonely”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Magazina
Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori

Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori

Magazina
“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës

“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës

Magazina
Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Magazina
Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Kalo në kategori