Varrmihësi indonezian Junaidi Hakim, punon shumë me qëllim që të mund të varrosë të gjithë viktimat e pandemisë së coronavirusit në varrezat e Xhakartës.
Një grup i varrmihësve kanë për detyrë që për më pak se 10 minuta të hapin varret dhe të varrosin viktimat e COVID-19, me qëllim që të jenë sa më të vogla gjasat për përhapje të virusit, transmeton Telegrafi.
“Momenti më i rëndë është kur duhet ta fusim kufomën nën dhe, sepse atëherë duhet ta prekim trupin e pajetë. Ndjej një lloj lirimi pas që i varrosim”, ka shtuar Hakimi, babai i katër fëmijëve.
Rreth 50 varrmihës në varrezat Pondok Rangon – një nga dy vendet që janë të dedikuara për varrimin e viktimave të COVID-19 në kryeqytetin e Indonezisë, punojnë edhe deri në 15 orë në ditë, shtatë ditë në javë dhe atë për një pagë mujore prej 290 dollarëve apo 265 euro.
Ata duhet të hapin të paktën 20 varre të reja që janë të shënjuara me shkopinj të bardhë në të cilët shkruan, data e lindjes si dhe dita kur ka ndërruar jetë pacienti.
Megjithatë është vështirë të përcaktohet diagnoza për të gjithë – ata që janë konfirmuar që janë viktimave të coronavirusit si dhe ata që dyshohet se mund të jenë prekur me COVID-19.
“Ndihma e shpejtë për asnjë moment nuk ndalet të na sjellë kufoma”, ka shtuar ai.
Varrmihësit luftojnë vazhdimisht me të nxehtin, kurse familjarët e viktimave janë gjithmonë diku afër tyre.
“Zemra më thyhet kur i shoh familjarët duke qarë”, thotë 54-vjeqari Minar.
“Hapi varre tash e 33 vite dhe asnjëherë më herët nuk kam qenë kaq i lodhur. Sigurisht se është sprovë nga Zoti”, ka shtuar ai.
Që puna e tyre të jetë më e lodhshme, shumica e punëtorëve thonë se agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit – do të thotë në temperatura të larta duke qëndruar të ekspozuar tërë ditën, ata hapin varre pa ngrënë e pa pirë.
Varrmihësi tjetër, Naman Suherman thotë se e harron ujin dhe bukën, kur mendon se po bën një punë që paksa i bën të ndihen më mirë familjarët e viktimave të coronavirusit.
“Ajo çfarë më mban plotë shpresë në këtë punë që fakti që mund të ndihmoj të vdekurit duke i akomoduar në banesën e tyre të f undit”, shtoi 55-vjeçari.
Këta varrmihës në fillim nuk e kishin ditur se sa i rrezikshëm është ky virus, duke i varrosur viktima pa pajisje mbrojtëse.
“Në fillim askush prej nesh nuk e ka ditur se bëhet fjalë për coronavirusin. Nuk e dinim si dukej kjo sëmundje, derisa në televizione e kuptuam që është ngjitëse. Të nesërmen kemi vrapuar të blejmë maskë për fytyrë dhe rroba mbrojtëse”, ka thënë Minar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës