LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka unitet mes deputetëve për krijimin e ushtrisë

Nuk ka unitet mes deputetëve për krijimin e ushtrisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të vendosin nëse do të zgjedhin opsionin e fuqizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me kompetenca shtesë apo do të synojnë të arrijnë kompromis me kolegët nga radhët e komunitetit serb për themelimin e Forcave të Armatosura.

Në pamundësi që të merret vendimi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës me anë të amendamentimit të Kushtetutës, disa deputetë, të prirë nga Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kishin ndërmarrë një iniciativë që me anë të rishikimit të ligjit aktual të fuqizohet me kompetenca shtesë Forca e Sigurisë së Kosovës.

Por, edhe kjo nismë, ende pa dalë për debat në Kuvend, po shihet me skepticizëm nga disa deputetë të partive politike në pushtet (PDK-LDK).


Anton Çuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha Radion Evropa e Lirë se çdo tendencë për ta transformuar FSK-në apo edhe për të ndryshuar detyrat e saj esenciale, duhet të bëhet me anë të kushtetutës dhe jo me anë të ligjit.

“Alternativat e tjera siç është ajo që FSK-ja të transformohet në Forca të Armatosura me ndonjë ligj është çështje që mund të kontestohet. Së pari mund të kontestohet edhe nga vet Gjykata Kushtetuese, por mund të kontestohet edhe nga gjithë partnerët tanë dhe miqtë tanë ndërkombëtar të cilët na kanë qëndruar afër gjatë gjithë procesit të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimeve demokratike”, tha Çuni.

Por, në anën tjetër, Zafir Berisha deputet i partisë Nisma për Kosovën dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, konsideron se është e mundur që FSK-ja të ketë kompetenca shtesë edhe me Ligjin për FSK-në.

Ai ka kritikuar anëtarët e komisionit nga radhët e partive politike në pushtet që nuk e kanë përkrahur deri në fund idenë që të diskutohet dhe të veprohet në këtë drejtim.

“Ka qenë një konsensus i të gjitha subjekteve politike në komision, po për çudi se në një moment, kur ishte marrë iniciativa për një debat parlamentar, përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së janë tërhequr nga iniciativa. Qëllimi i debatit ka qenë për ta krijuar një presion pozitiv te të gjithë faktorët se është momenti i fundit që misioni i FSK-së të ndryshojë”, tha Berisha.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitë së tij në Kosovës ka deklaruar se NATO mbështet zhvillimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së, kurse sa i takon transformimi ka deklaruar se “ajo është çështje ligjore që vet institucionet e Kosovës duhet ta zgjidhin”.

Deputeti Zafir Berisha, konsideron se Kosova është shumë vonë sa u takon çështjeve të FSK-së dhe se sipas tij edhe deklarata e sekretari të përgjithshëm i NATO-s është në vazhdën e asaj që FSK-a të ketë kompetenca shtesë.

“Edhe deklarata e sekretarit të NATO-s ka qenë në frymën e saj se ne tash duhet të veprojmë. Unë besoj se në ditët në vijim do arrihet konsensusi ndërmjet forcave politike dhe besoj se jemi shumë mbrapa pasi që diçka e tillë është dashur të ndodh në vitin 2013”, tha Berisha.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Anton Çuni tha se viti 2017, do të duhej të ishte viti i Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Kjo çështje nuk e besoj se do të marr kohë. Jam më se i bindur se ky vit është viti krijimit të ushtrisë së Kosovës”, u shpreh Çuni.

Edhe anëtarët e këtij komisionit nga radhët e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, kanë deklaruar se institucionet e vendit, në pamundësi për të bërë ndryshimet Kushtetuese, duhet t’i qasen ndryshimit të Ligjit për FSK-në.

Ata për vonesën e shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, apo edhe për mos krijimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së kanë fajësuar Qeverinë e Kosovës për mos veprim dhe neglizhencë. Ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë japin mendime se duhet të gjenden mundësi që Kosova brenda vitit ta ketë ushtrinë e saj.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës aktualisht është bërë i pamundur për shkak të nevojës për ndryshimin e Kushtetutës. Ky ndryshim, nuk mund të bëhet pa mbështetjen dhe votat e deputetëve serb, të cilët janë deklaruar se nuk e shohin si moment të përshtatshëm diskutimin për ushtrinë e Kosovës në këtë fazë./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori