LAJMI I FUNDIT:

Nuk është shkarkuar asnjëherë nga posti i trajnerit, Guardiola zbulon ‘sekretin’ e tij

Nuk është shkarkuar asnjëherë nga posti i trajnerit, Guardiola zbulon ‘sekretin’ e tij

Pep Guardiola u përgjigj me stil kur u pyet pse nuk është shkarkuar kurrë gjatë karrierës së tij legjendare si trajner.

Sezonin e kaluar, Guardiola udhëhoqi Cityn drejt një një rrugëtimi historik pasi fitoi Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve të parë të klubit.

Guardiola konsiderohet nga shumë persona si një nga trajnerët më të mirë që ka parë ndonjëherë futbolli.


Gjatë sezonit 22/23, Guardiola u pyet se pse nuk është shkarkuar asnjëherë si trajner.

Ai tha: “Unë do t’ju them një sekret, ne fitojmë ndeshje. Nëse nuk fitojmë ndeshje, do të shkarkohesha. Nuk është sepse flokët e mi janë më të mirë se të tjerët. Nuk jam shkarkuar sepse fitojmë shumë ndeshje”.

Guardiola vazhdoi: “Në këtë vend kur isha më i ri ka pasur gjithmonë traditë të mbajnë për një kohë të gjatë trajnerët. Ajo që ndodh sot me shumë presion për të gjithë, shumë investime, në një farë mënyre e kuptoj se ka shumë presion”.

“Ndonjëherë funksionon, ndonjëherë jo. Kjo është ajo që është, ju duhet të përshtateni”, përfundoi tekniku spanjoll.

Këtë sezon, City ka pasur një fillim të mirë të sezonit pasi u ngjit përsëri në krye të  Ligës Premier pas fitores me rezultat 6-1 ndaj Bournemouth të shtunën pasdite.

Sot (e martë), kampionët në fuqi të Evropës do të luajnë kundër skuadrës zvicerane Young Boys në “Etihad”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori