LAJMI I FUNDIT:

”Nuk është aspak serioze që ministri Taravari rastin në Simnicë, ta sqarojë me dy-tre fjali”

”Nuk është aspak serioze që ministri Taravari rastin në Simnicë, ta sqarojë me dy-tre fjali”

Lëvizja BESA, dega në Gostivar përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjen me familjen Miftari nga fshati Simnicë të cilët humbën dy anëtarë të familjes brenda dy ditëve.
”Derisa organet kompetente deklarojnë se e kanë gjendjen nën kontrollë, ata nuk janë në gjendje të sqarojnë se si ndodhi që dy familjarë të humbin jetën brenda 48 orësh dhe mos të jenë në gjendje të tregojnë shkaktarët. Sidomos kur aspak nuk jepet llogari për përgjegjësinë që bart personeli i spitalit në Gostivar si dhe nuk sqarohet nëse ekzistojnë kushtet minimale për trajtimin e këtij ineksioni që gradualisht po merr përmasa epidemie nëse i referohemi pacientëve që çdo ditë e më shumë po drejtohen për ndihmë me të njëjtat simptome. Dyshimet tona forcohen kur në klinikën infektive sa vijnë e shtohen raste të tilla. Pothuajse ekziston terr informativ nga institucionet përgjegjëse lidhur me atë se sa është i rrezikuar rajoni dhe cilat janë mundësitë e përhapjes së këtij infeksioni që institucionet dështuan të intervenojnë suksesshëm duke rezultuar, fatkeqësisht, me humbjen e dy jetëve”, kumtojnë nga Lëvizja

Nga Lëvizja Besa kërkohet përgjegjësi dhe raport të detajuar nga institucionet përkatëse. Nuk është aspak serioze që i tërë rasti të përkufizohet me dy – tre fjali që ministri i shëndetësisë i tha përmes një videoje në rrjetin e tij social nga SHBA-të, derisa dy bashkëqytetarë tanë e humbën jetën, ndërsa të tjerë vazhdojnë të hospitalizohen nga kjo sëmundje e pasqaruar deri më tani.

Përndryshe në Simnicë të Gostivarit, vdiqën babë  e birë nga sëmundja infektive, kurse gjashtë të tjerë janë hospitalizuar. Taravari premtoi se rastet janë në Institut për analizë dhe se i ka marrë të gjitha masat. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori