LAJMI I FUNDIT:

“Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve”, Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

“Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve”, Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë në Fox Radio, ai tha se “nuk mendon se Zelensky është shumë i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve”.

Bëhet e ditur se Trump është kritikuar se ka lënë Evropën dhe Ukrainën jashtë bisedimeve me Moskën të martën, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Udhëheqës të tjerë perëndimorë kanë paralajmëruar se Vladimir Putin nuk ka “oreks” për paqe, por Trump tha në të njëjtën intervistë se ai beson ndryshe.

“Ai nuk duhet të bëjë një marrëveshje”, tha Trump.

“Sepse po të donte do të merrte gjithë vendin”, shtoi ai.

Kur prezantuesi Brian Kilmeade i tha atij se lufta është faji i Putinit, Trump u përgjigj: “Jam lodhur duke e dëgjuar, do t’ju them se çfarë”.

Ai gjithashtu e përshkroi udhëtimin e sekretarit të tij të thesarit në Kiev javën e kaluar si një “humbje kohe”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori