Berlini dhe Parisi janë duke punuar në mënyrat me të cilat BE mund të zhvillojë forcën e tyre ushtarake.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij të rregullt për gjendjen e Bashkimit, të mërkurën do të kërkojë fundin e izolimit të ushtrive evropiane, ndërsa liderët evropianë të premten – në Bratislavë – do të diskutojnë bashkëpunimin ushtarak pa Britaninë e Madhe, transmeton Telegrafi.
Gjermania dhe Franca paraqitën një listë të detajuar të propozimeve, përfshirë komandën e përbashkët dhe të përhershme të një force evropiane për misionet civile dhe ushtarake. Ky veprim nuk do të thotë krijimin e një Ushtrie evropiane, por përfaqëson progres në ambiciet evropiane për ruajtjen e paqes dhe menaxhimin e katastrofave – që do të thotë ringjalljen e grupeve luftarake të Evropës, që ishin operative që nga viti 2007 e kurrë nuk u përdorën. Pra, Berlini dhe Parisi duan forcimin e Eurocorps-it, grupit të përbashkët ushtarakë të disa anëtarëve të BE-së dhe NATO-s.
Vendimi për të forcuar bashkëpunimin ushtarak, që për herë të parë e tentuan Franca dhe Britania e Madhe më 1998, nuk ka të bëjë tash me daljen britanike nga BE. Asnjë vend evropian, si i vetëm, nuk ka fuqi të mjaftueshme për të kundërshtuar shtetet në kufijtë e Evropës, militantët islamikë apo kërcënimet ruse.
Franca dhe Gjermania, si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë të BE-së, duan të bashkëpunojnë me NATO-n që ka 22 prej 28 vendeve anëtare të BE-së.
“Një mbrojtje më e fortë dhe më e aftë evropiane do të çojë në një NATO edhe më të fortë”, thuhet në dokument.
Britania dhe Franca janë forcat më mëdha ushtarake evropiane, dhe britanikët janë në mesin e anëtarëve të NATO-s që plotësojnë kërkesat e shpenzimit të më shumë se dy për qind të buxhetit kombëtar për mbrojtje, transmeton Telegrafi.
Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini, bën thirrje për të ndërtuar “autonomi strategjike”, duke sugjeruar pavarësinë nga Shtetet e Bashkuara. Mogherini nxit “bashkëpunimin e përhershëm të strukturuar”, që do të lejojë disa ushtri evropiane që të punojnë së bashku, edhe pse vendet e tjera nuk dëshirojnë të marrin pjesë.
“Është bashkim i atyre që këtë e duan atë”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes të BE-së, duke shtuar se “nuk ka kohë më të mirë për të synuar këtë”,
Berlini dhe Parisi duan që qeveritë evropiane të marrin në konsideratë rritjen e financimit të misioneve dhe operacioneve evropiane, si dhe të ndajnë mjete për programin e kërkimit. Franca dhe Gjermania propozojnë të fillohet me ndarjen e 90 milionë eurove në periudhën nga 2017-2019. Fjala është për një buxhet të vogël në krahasim me miliarda dollarë që ndajnë Shtetet e Bashkuara, por kjo do të ndihmojë që BE të mos mbetet mbrapa në sferën ushtarake dhe të mos jetë e varur nga industria e mbrojtjes së vendeve si Koreja e Jugut dhe Izraeli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa