LAJMI I FUNDIT:

Nuk i besoni profesionet e futbollistëve kroatë nëse nuk do ishin yje të futbollit

Nuk i besoni profesionet e futbollistëve kroatë nëse nuk do ishin yje të futbollit

Kombëtarja e Kroacisë është shndërruar në një atraksion më vete në Euro 2016, ku ata kanë arritur që të tërheqin vëmendjen dhe të marrin zemrat e të gjithëve.

Kroacia pritet të jetë edhe kombëtara e dytë favorite e shqiptarëve në Euro 2016 për shkak të përkrahjes ndër-shtetërore ndër vite.

Lojtarët e Kroacisë rrëfime të tyre për faqen zyrtare të FIFA-s, shkruan Telegrafi, kanë treguar për profesionet e tyre nëse nuk do të ishin futbollistë.


during the UEFA EURO 2016 Group D match between Turkey and Croatia at Parc des Princes on June 12, 2016 in Paris, France.
during the UEFA EURO 2016 Group D match between Turkey and Croatia at Parc des Princes on June 12, 2016 in Paris, France.

Luka Modric – Kamarier/pronar kafiterie
Njeriu i cili është specialist për të krijuar raste për sulmuesit dhe për t’ua servuar topat si në pjatë, ka bërë praktikë për të punuar si kamarier në brigjet e Dalmacisë, ku ai ka pasur plan të hapë edhe një kafiteri. Vedran Corluka, Lovre, Kalinic dhe Duje Cop po ashtu kanë pasur praktikë të njëjtë.
“Falë Zotit fillova të luaj futboll”, thotë Modric.

Mario Mandzukic – Mjeshtër qeramike
Sulmuesi i Juventusit ka studiuar punën me qeramikë, vetëm pse ishte afër shtëpisë së tij. Nëse nuk do të ishte yll i futbollit, ai do të mund të bëhej mjeshtër i madh dhe ndërtimtar me qeramikë në regjionin e Sllavonisë.

Ivan Rakitic – Ndërtimtar
Duket vështirë e besueshme për të duke parë masën trupore dhe flokët e tij bjond, por Rakitic i cili u lind në Zvicër ka mësuar ndërtimtarinë.

Darijo Srna – Elektricist
Kapiteni i Kroacisë është elektricist ekspert, i cili ka studiuar për këtë në shkollën elektro-teknike në qytetin e tij në Metkovic. Ai pritej të bëhej më i njohuri në këtë lëmi, para se të kyçej seriozisht në futboll.

Sime Vrsajlko – Shofer kamionësh
Ai kishte dy rrugë – të bëhej shofer i kamionëve, gjë për të cilën u trajnua në shkollën teknike të transportit – apo të zgjedhë futbollin. Me Vrsajlkon i cili tash është në Sassuolo dhe po lidhet me kalime te Napoli dhe Atletico Madrid, duket se ai ka bërë zgjedhjen e duhur.

Ante Cacic – Bizenesmen
Trajneri tashmë e ka bërë këtë. Në vitet 1980, para se të fillonte karrierën e trajnerit, ai me sukses udhëhoqi një biznes të reparimeve elektrike në qendër të Zagrebit, e cila riparonte televizora dhe radio. Tash ai drejton kombëtaren e Kroacisë në Euro 2016 drejt një ëndrre për gjithë kombin e tij.

Ju lexues të nderuar që nuk keni ndjekur ëndrrën e futbollit, me çfarë profesione merreni tani dhe a jeni penduar që nuk keni ndjekur ëndrrën tuaj?

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori