LAJMI I FUNDIT:

Nudistët thyen rekordin botëror në zhytje

Nudistët thyen rekordin botëror në zhytje

Nuk i kanë lënë gjë dreqit, thoshin pleqtë tonë! Një përpjekje e pazakontë për të thyer rekordin botëror është mbajtur të martën në ishullin Magnetic Island të Australisë ku një grup prej 29 nudistëve provoi zhytjen grupore.

I tërë spektakli, i përcjellë nga mediat e mbarë botës, është mbajtur në kuadër të Ditës Botërore të Oqeaneve i cili sivjet është organizuar me sloganin “Një oqean, një klimë, një ardhmëri”.

Ndër zhytësit trima nga Australia, të cilët vendosën të zhyten pa kostumin e zhytjes dhe vetëm me aparatin frymëmarrjes dhe maska, gjendeshin disa anglezë, spanjollë dhe irlandezë të cilët bashkuan forcat dhe arritën ta thyejnë rekordin botërorë. /Telegrafi/