LAJMI I FUNDIT:

Notuesit trima u lanë në liqenin e akullt

Notuesit trima u lanë në liqenin e akullt

Shumica e evropianëve në janar as që iu bie në mend të lahen në liqe. Megjithatë, qindra njerëz në Berlin të Gjermanisë bënë këtë duke shënuar kështu fillimin e karnavalit të akullit, shkruan Daily Mail.

Në manifestim erdhën edhe njerëz nga pjesë tjera të Gjermanisë, ndërsa u lanë në liqenin Orankesee të veshur me rroba lara-lara.

Kjo ngjarje është bërë traditë në Berlin dhe mbahet në të shtunën e dytë të çdo muaji janar. Festivali po tërheqë gjithnjë e më shumë banorë të Berlinit, por edhe turistë. /Telegrafi/