LAJMI I FUNDIT:

Notesi rezistues ndaj ujit për t’i shkruar idetë

Notesi rezistues ndaj ujit për t’i shkruar idetë

Amerikani Mark Knudsen nga Michingani shpiku një notes rezistues ndaj ujit, të cilin e quajti AquaNotes. Ky notes përbëhet prej një letre jo toksike e cila mund riciklohet.

Lapsi i saj ekologjik i cili po ashtu është rezistues ndaj ujit vjen si pako dhe së bashku me notesin dhe kushton rreth 8 euro. AquaLoveNotes shitet për të dashuruarit në kombinim me një laps të kuq.

“Të gjitha idetë më të mira lindin kur je duke bërë dush, por para ‘AquaNotes’ më ndodhte që t’i harroja idetë”, thotë Mark Knudsen.

Mark e kishte shprehi ta thërriste bashkëshorten që të shkonte në banjo për t’i shkruar disa nga idetë dhe nganjëherë vetë përpiqej t’i shkruante, por i lagej letra. Bashkëshortes së tij nuk i pëlqente të vraponte nëpër banesë, kështu që Knudsen pranoi të zgjidhë problemin. /Telegrafi/