LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia i dhuron Britanisë çdo vit një pemë Krishtlindjesh, ja përse (Foto)

Norvegjia i dhuron Britanisë çdo vit një pemë Krishtlindjesh, ja përse (Foto)

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Norvegjia u pushtua nga forcat gjermane në prill të vitit 1940. Megjithatë, gjermanët nuk qenë në gjendje për të kapur mbretin Haakon, familjen mbretërore dhe anëtarët e profilit të lartë të qeverisë.

Ata sulmuan Nybergsund, qytetin e vogël ku po qëndronte qeveria, por mbreti dhe ministrat e tij ia dolën të shpëtojnë. Në qershor të vitit 1940 mbreti emigroi në Londër pas pushtimit të Norvegjisë.

Atje mbreti Haakon themeloi një qeveri në mërgim për të udhëhequr përpjekjet për rezistencë. Ai u bë simboli kryesor dhe frymëzimi  i popullit norvegjez për një Norvegji të Lirë dhe të pavarur.


2

Pas çlirimit të Norvegjisë më 7 qershor të vitit 1945, mbreti Haakon u kthye në Norvegji.

Mbreti dhe populli norvegjez nuk e harruan kurrë atë që bëri Britania për Norvegjinë dhe çdo vit që nga viti 1947, Norvegjia dërgon një pemë gjigande Krishtlindjeje për miqtë e saj britanikë, si shenjë e mirënjohjes, festës dhe përkujtimit të mbështetjes së Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pema është quajtur “Mbretëresha e pyllit” para se të pritet dhe dërgohet në Britani. Ajo zgjidhet me kujdes shumë vite para se të pritet. Pema është zakonisht një bredh norvegjez, 50-60 vjeçar, mbi 20 metra e gjatë.

3

Bredhi dhuratë vendoset në Trafalgar Square, në ceremoninë e të cilës në të enjten e parë të dhjetorit mblidhen mijëra njerëz, transmeton syri.

Në natën e 12 të Krishtlindjeve pema hiqet dhe dërgohet për riciklim.

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori