Gjatë gjashtë muajve që Fan Noli u vu në krye të qeverisë demokratike, dalë nga revolucioni i qershorit të vitit 1924, i kushtoi vëmendje edhe marrëdhënieve me fqinjin jugor, Greqinë. Me gjithë pengesat dhe rrethanat e vështira të kohës, ai nuk reshti së punuari për një atmosferë mirëkuptimi, që do t’i shërbente forcimit të miqësisë mes popullit shqiptar dhe atij grek.
Pasqyrë e qartë e kësaj veprimtarie të Nolit janë një varg intervistash dhe ndonjë artikull që ai i dha shtypit grek të kohës, siç qenë gazetat e mirënjohura "Politia", "Nea Imera", "Demokratia", "Eleftheron Vima", "Skrip" etj.
Vështruar në distancë kohore, ajo që të bën përshtypje, duke lexuar këto dokumente, është fakti se të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura prej tij kanë një emërues të përbashkët. Gazeta Shqiptare raporton se Fan Noli vë në dukje me argumente dhe transparencë të plotë lidhjet shpirtërore dhe historike shqiptaro-greke, të përbashkëtat dhe afërsitë midis tyre, aspiratat e ndërsjella për të jetuar në vëllazëri dhe paqe, bashkëjetesën e tyre si fqinjë të përjetshëm.
Dihet se Greqia dhe kultura helene zënë një vend të veçantë në një pjesë të jetës dhe formimit intelektual të Nolit. Ai mori mësimet elementare dhe kreu gjimnazin në gjuhën greke, ndoqi për një kohë me korrespondencë Universitetin e Athinës, krijoi disa nga veprat e para letrare dhe veçanërisht ato publicistike në gjuhën e këtij vendi, si drama "Zgjimi", bashkëpunoi me disa organe të njohura të kryeqytetit grek, si revista politiko-kulturore, "Numas" (1903), përktheu dhe luajti në greqisht vepra të Shekspirit dhe Ibsenit, disa nga miqtë e tij më të ngushtë ishin grekë, si aktorët Venjeri dhe Apostoli apo gazetarja e njohur Pesiris.
Më vonë, megjithëse u angazhua në një luftë të ashpër politike për krijimin e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe u ndesh me qarqet shoviniste greke, kjo nuk e pengoi asnjëherë të ushqejë ndjenja miqësore ndaj popullit grek dhe të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë ndaj kulturës së lashtë e të re helene.
Në këtë vështrim do ta shohin dhe do t’ia prezantojnë gazetarët grekë publikut të tyre kryeministrin shqiptar. Kjo ka bërë që të gjitha intervistat t’i ngjajnë një dialogu miqësor mes përfaqësuesve të kulturës së Shqipërisë dhe Greqisë, ku Noli, në këtë rast, është figura qendrore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës