LAJMI I FUNDIT:

Nju Jorku bëhet me kryetar të ri, ish-polici fiton në zgjedhje me diferencë të thellë

Nju Jorku bëhet me kryetar të ri, ish-polici fiton në zgjedhje me diferencë të thellë

Demokrati Eric Adams, ish-polic dhe luftëtar kundër diskriminimit racor, fitoi në zgjedhjet për kryetar të Nju Jorkut.

Adams gjatë fushatës premtoi se do të rrit sigurinë në qytet dhe do t’i jap zë të fuqishëm punonjësve, duke u thirrur në përvojën e tiji në polici dhe si afro-amerikan që në rini ishte i ekspozuar ndaj brutalitetit të policisë, transmeton Telegrafi.

Sipas rezultateve të para, 61-vjeçari me diferencë të madhe fitoi ndaj rivalit nga radhët e Republikanëve, Curtis Silva, duke u bërë kështu afro-amerikani i dytë që vie në krye të një prej qyteteve më të mëdha në SHBA.


Në janar ai do ta merr detyrën nga Demokrati, Bill de Blasio i cili ishte në krye të Nju Jorkut për tetë vite.

E gjatë menaxhimit të qytetit e presin probleme lidhur me ringjalljen e prodhimtarisë së Nju Jorkut, pas krizës së shkaktuar si rezultat i pandemisë së coronavirusit. Aty janë edhe çmimet e larta të qirave dhe arsimimi në shkollat publike.

“Mendoj se ka ardhur koha të ndalemi duke besuar se kemi nevojë për cicërima të vërteta. Kemi nevojë për fytyra të sigurta”, tha Adams për CNN, i cili në korrik u nominuar nga partia e tij.

Duke u prezantuar si pjesë e klasës punëtore të Nju Jorkut, ai tha se krahu liberal i Partisë Demokratike nuk i ka lënë anash anëtarët e klasës punëtore.

Gjatë vitit të kaluar, pas vrasjes së George Floyd në vitin 2020, në Minneapolis që shkaktoi një sërë protestash në mbarë vendin, Demokratët janë marrë më së shumti më çështjen e policisë.

Megjithatë, rritja e krimit ka shtyrë shumë kandidatë për kryetar komunash në SHBA të kërkojnë rritjen e përpjekjeve të forcave policore, derisa çështja e sigurisë publike ka mbetur një prej më të diskutuarave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori