Njihuni me rebelët e Kampionatit Botëror: Nga mbrojtësi i Francës që e ka të dashur Pamela Andersonin te 39-vjeçari meksikan që u akuzua për trafik droge

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të jenë yjet më të mëdha që do të paraqitjen në Kampionatin Botëror.
Por ka edhe lojtarë të tjerë që janë të gatshëm që ta thonë fjalën kryesore sa i përket aktivitet jashtë fushës.
Në Kampionatin Botëror do të marrin pjesë 32 skuadra me stafet e tyre dhe me nga 23 lojtarë, ku nuk përjashtohen as rebelët, që mund të bëjë çmenduri.
Daily Mail ka zgjedhur disa nga lojtarët, por edhe trajnerët që janë të veçantë në këtë drejtim.
M’Baye Niang (Senegal)
Sulmuesi i talentuar që dikur luante te Milani në vitin 2014 bëri aksident me veturën e tij Ferrari ku ka të lënduar 11 persona.
Në vitin 2016 kur ishte duke u rikuperuar nga lëndimi ai postoi një video duke kërcyer në pishin. Sa ishte i ri luante për Francën, ndërsa ishte përjashtuar shkaku se i kishte frekuentuar klubet e natës.
https://www.instagram.com/p/BGXKHkKotO7/?utm_source=ig_embed
Adil Rami (Francë)
Mbrojtësi i Marseilles që është 32 vjeç është në lidhje me Pamela Anderson. Ata nuk e flasin gjuhën e njëjtë dhe janë në lidhje tash e një vjet.
Rami flet pak anglisht, por Anderson që është 18 vite më e madhe e njeh gjuhën e trupit.
Kur Rami ka jetuar në Frejus, ka punuar në komunë, pastrim dhe ka ndihmuar në qytet.
Rafael Marquez (Meksikë)
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, tani 39 vjeç, do të marr pjesë në Kampionatin Botëror të pestë me radhë. Emri i tij ka qenë pjesë e listës së zezë të ‘Thesarit Amerikan’ shkaku i investigimit për trafikim droge.
Ai i hodhi poshtë pretendimet. Por në Meksikë ai po akuzohet se bashkë me disa lojtarë të tjerë kanë bërë festë të çmendur me alkool dhe 30 prostituta VIP.
Roman Torres (Panama)
Djali i posterave. Ai gjende kudo, pasi imazhi i tij në Panama është kthyer në normalitet, sepse ai e ndikoi vendin të kualifikohet. Ai gjendet në tabela, autobusët, vetura, apo edhe në reklamat me kartë krediti.
32-vjeçari thotë se ai ‘ndjehet si një yll i filmit’ dhe ka synim, të shënojë në Rusi.
Torres, ka qenë në prova te Nottingham Forest, dhe është afër të lansojë markën e tij të veshjeve.
Essam El-Hadary (Egjipt)
Portieri 45 vjeçar do të bëhet nëse luan lojtari më i vjetër në histori të Kampionateve Botërore.
El-Hadari është djali i një zejtari dhe thuhet se mund të punojë fort bërjen e mobiljeve.
Njihet si njeri që e do shumë futbollin. Ai madje i kishte larë rrobat e shkollës në një lumë, kështu që prindërit e tij nuk do të zbulonin se ai kishte luajtur futboll.
Hannes Halldorsson (Island)
Portieri është regjisor i filmave jashtë fushës. Ai e kishte bërë muzikën e ekipit Kombëtar dhe videon e Eurovision Song 2012.
Ai luan në Norvegji, por ata që e kishin punësuar i kanë premtuar se do t’ia ruajnë vendin.
Paolo Guerrero (Peru)
Ai ishte dënuar për përdorim të kokainës.
Shënuesi më i mirë në histori të Perus, është kthyer në ekip, pasi i është hequr dënimi.
Ai ka frikë nga fluturime, pasi xhaxhai i tij ishte vdekur në vitin 1987 në tragjedinë e Alianza Limas.
Michy Batshuayi (Belgjikë)
Sulmuesi i Chelseat, është bërë personalitet shumë i hapur pasi poston shumë shpesh në rrjetet sociale, me fotografi qesharake ose thjesht duke qeshur.
Batshuayi është një fans i madh i karikaturës SpongeBob SquarePants.
Kur u largua nga Chelsea për tu u bashkua me Borussia Dortmund në janar, ai shkroi: ‘E zezë dhe e verdhë është Batman, e zezë dhe e verdhë është Spongebob!’
Po trajnerët?
Hernan Dario Gomez (Panama)
Hernan Dario Gomez, 62 vjeç, është trajner i Panamasë. Para emërimit të tij me Panamanë, ai kaloi disa kohë si trajner i Kolumbisë mes viteve 2010 dhe 2011.
Pavarësisht se ishte i martuar, ai e rrahu një femër shumë keq në vitin 2011, ku u detyrua të jepte dorëheqje.
10 vjet më parë Gomez u qëllua në kofshë, pasi si trajner nuk e kishte pranuar në ekip djalin e presidentit ekuadorian Dalo Bucaram, pasi ishte me mbipeshë. Ai për herë të tretë e dërgon një ekip në Kampionatin Botëror.
Oscar Tabarez (Uruguai)
Menaxheri 71-vjeçar mban tani rekordin botëror për më shumë ndeshje të drejtuara si trajner në Botëror. Pasi e udhëhoqi në vitet e 80-ta ai u kthye në vitin 2006.
Ai nga viti 2016 e zbuloi se vuan nga sindromi Guillain-Barre (një sëmundje që dobëson dhe që sulmon sistemin nervor).
Tabarez ka vazhduar punën dhe shpesh përdor një karrocë automatike. Ai gjithashtu mbështetet në një shkop për ecje për aktivitetet e përditshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës