LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Harry Potterin e vërtetë

Njihuni me Harry Potterin e vërtetë

Jeta e një 20-vjeçari britanik është shndërruar në tmerr të vërtetë, që kur është botuar libri i parë për magjistarin e vogël Harry Potter. Ky djalosh nuk ka të bëjë asgjë me magji, por i “gjori” shkakton të qeshura sa herë i prezantohet dikujt me emrin e tij real, Harry Potter.

Harry vërtetë ka telashe, sepse, sa herë prezantohet me emrin e tij real – Harry Potter – njerëzit e marrin prezantimin e tij si shaka. Madje kështu i ka ndodhur edhe kur është njoftuar me të dashurën e tij, të cilën e kishte bindur vetëm atëherë kur e kishte dëshmuar emrin duke e treguar kartën e tij të identitetit.

“Kur linda, e pagëzova të birin me emrin e princit Harry. Në vitin 1989 nuk ka ekzistuar libri i JK Rowlingut për magjistarin Harry Potter, dhe as që kam mundur të ëndërroja se ky emër të bëhej me famë botërore”, ka thënë e ëma e Harryt real, Tracey Shaw.

Edhe pse në fillim, djaloshit Harry i është dukur gjë argëtuese të kishte emrin e njëjtë me personazhin e famshëm botëror, shumë shpejt ky emër i është shndërruar në ankth.


Harry Potter ka thënë për “Daily Mail” se njerëzit kanë filluar të tallen me të, disa edhe të bëhen agresivë duke menduar se ky bën shaka në llogari të tyre, e madje as policia nuk i kishte besuar se ky është emri i tij i vërtetë.

Problemet i janë shfaqur po ashtu edhe kur kishte konkurruar për punë. “Kur konkurrova për punë në bankë, ata nuk më besuan se unë quhesha ashtu. Tash jam i punësuar aty, mirëpo jam i punësuari i vetëm që nuk prezantohem me emër e mbiemër para klientëve”, ka thënë Potter. /Telegrafi/